DYLON

Këshilli Drejtues i UKZ-së ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve

Këshilli Drejtues i UKZ-së ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve
Avatar photo Redaksia

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, gjatë mbledhjes së mbajtur më 05 shtator 2024, në bazë të propozimit të rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe pas konsultimit me Senatin e universitetit, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve.

Në përgjegjësitë e saj, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili do të mbulojë fushën e mësimdhënies dhe çështjeve që lidhen me studentët, duke siguruar cilësi në procesin akademik dhe përmirësimin e përvojës së studentëve në universitet.

EkoHigjiena

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku shprehu besimin e tij të plotë se Prof. Asoc.Dr. Shpresë Qamili, me përvojën dhe përkushtimin e saj, do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të universitetit.

Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili, me përvojën e gjatë akademike dhe menaxheriale në UKZ, do të ketë një rol kyç në zhvillimin strategjik të universitetit dhe në adresimin e sfidave të arsimit të lartë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.