Paralajmërimin e serbëve të veriut për shpalljen e autonomisë së veriut dhe veprimet e njëanshme të serbëve janë të përkrahur dhe financuar nga qeveria serbe.
Shkruan: Sabedin Sinani
Kësaj situate i kanë ndihmuar, me ose pa vetëdije, disa prej liderëve të Kosovës , duke proklamuar ide të ndryshme si shkëmbim territoresh, korrigjim të kufijve , bashkim I Luginës së Preshevës me Kosovën etj, madje disa liderë me deklarata dhe veprime te tyre e kanë inkurajuar këtë situatë të cilën gjendemi sot.
Në anën tjetër komandanti Amerikan i KFOR-it , ka kërkuar prerazi nga ne që të mbajmë një qëndrim. Në këtë situatë ka ndihmuar edhe fakti që ministria e Administratës Publike ka emëruar 4 serbë në formulimin e Draft Asociacionit, e që ky Draft është dashur të dërgohet 3 herë në Bruksel, e që ky komision nuk e ka realizuar.
Serbia me të gjitha mjetet po mundohet që çështjen e Kosovës ta fusë në rend dite në mbledhjet e këshillit të sigurimit të OKB-së, me gjithë insistimin e miqve tanë ndërkombëtarë që kjo çështje mos të jetë temë diskutimi në mbledhjet e ardhshme, siç është Britania e Madhe, e cila merr radhën e kryesimit në Këshillin e Sigurimit.
Nuk besoj se serbët do të marrin ndonjë veprim , por dëshirojnë që të tregojnë se shqiptarët shumicë janë të pafuqishëm ndaj vendimeve të tyre, madje një deklarim për autonomi do ta linte 63% të popullatës serbe dhe trashëgimisë së pretenduar jashtë kësaj autonomie .
Nëse eventualisht serbët ndërmarrin shpallin asociacionin sipas “Versionit të Brukselit”serbët gëzojnë të drejtën e tyre që të shpallin edhe Pavarësinë e Komunave serbe.
Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të ndërhyjë në këtë situate, po ashtu ta potencojnë marrëveshjen e IMB-it me Serbinë të nënshkruar në Bruksel, kjo marrëveshje e menaxhimit të përbashkët te integruar të kufirit e vë Serbinë në situatë të pafavorshme rreth kësaj çështje.
Të gjitha veprimet e njëanshme të serbëve të Kosovës janë të përkrahur dhe financuar nga presidenca dhe qeveria e Serbisë , dhe se gjithmonë synimi i Serbisë ka qenë dhe mbetet taktika përçajë dhe sundo.
Prandaj Institucionet tona duhet të jenë syçelë dhe mos të marrin veprime qe dëmtojnë interesat e shtetit të Republikës së Kosovës si dhe të kenë bashkërendim me miqtë tanë.
/Autori është i diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci/