Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë stinës së pranverës dhe verës.
Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë.
Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake, parfumet dhe ajri i ndotur.
Mbrojtja nga alergjia bëhet duke shmangur shkaktarët e saj që i përmendëm më sipër dhe me anët të kurimit të nevojshëm, që është:
Marrja e ilaçeve që ngushtojnë enët e gjakut për të pastruar syrin, si prefini dhe okulosani. Marrja e anti-histaminës për të zbutur kruarjet dhe për të pakësuar lotimin e syve, si alomide. Marrja e një ilaçi kundër sekretimit të histamin-kromalin-sodiumit për të ndaluar krijimin e alergjisë, si optikromi dhe lekrolini. Hedhja e disa pikave kortizon në raste të vështira, kur nuk bëjnë dobi ilaçet e mëparshme.