DYLON

Edhe Vitia është përfituese e Grantit të Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër

Edhe Vitia është përfituese e Grantit të Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës s ëVitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, ku Vitia është përfituese e Grantit të Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër.

Në Prishtinë u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për përformance komunale nga Granti i Performancës Komunale-Mjedisi i Pastër në të cilën përfituese është edhe Komuna e Vitisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka marrë pjesë në këtë ceremoni që u organizua në emër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mbështetur nga Deutsche Geselschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ GmbH) , në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Përndryshe, Vitia  shpërblehet me grant prej 241 mijë euro për performancën në mjedis. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.