Shëndeti i mirë nuk është vetëm mungesa e sëmundjes, është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale.Kjo do të thotë që të filloni ti kushtoni më shumë rëndësi një diete të ekuilibruar, të bëni ushtrime të rregullta, të shmangni duhanin dhe drogën dhe të bëni gjumë të mirë.
Shkruan: AJSHE IBRAHIMI
Trupat tanë janë si një makinë që kërkojnë një ekuilibër të proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe ujit për të qëndruar në gjendje të mirë aktive.Nëse ky ekuilibër është i çrregullt shëndeti juaj do të pësoj pasiguri.
Një dietë e ekuilibruar do të thotë të hani vetëm aq kalori sa ju nevojitet të përdorni gjatë ditës.
Nëse hani më shumë kalori se sa harxhoni ,çdo tepricë do të ruhet si yndyrë dhe do të shtresohet në trupin tuaj.
Përfitimet e një diete të ekuilibruar janë:
- Një sistem imunitar të fortë për të parandaluar dhe luftuar infeksionet
- Një rrezik më i ulët i llojeve të caktuara të kancerit
- Presionin e ulët të gjakut
- Një peshë të shëndetshme
- Më shumë energji
- Lëndë ushqyese thelbësore për të mbështetur rritjen e indeve.
Çfarë lloj ushqimesh duhet të shmang?
Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë rendesi përgatitjes së ushqimit të freskët.Shpesh na mungon koha dhe ushqimi komod i lirë,në këtë rast ushqimi i shpejt dhe i përpunuar është gjithmonë i disponueshëm.
Megjithatë, ushqimi i shpejt dhe i përpunuar ka një ndikim negativ në shëndetin tonë. Këtu janë disa shembuj të këtij lloji të ushqimit:
- Ushqimi i padëshiruar, si patatet e skuqura dhe çokollata, është i lartë në kalori, por i ulët në vlerë ushqyese
- Ushqimi i shpejtë, si hamburgeri dhe pula e skuqur, përgatitet dhe shërbehet shpejt, por është i pasur me yndyrë
- Ushqimi i përshtatshëm, të tilla si ‘ushqimet e gatshme’ në mikrovalë, shpesh kanë shumë kripë dhe sheqer.
Sa e rëndësishme është të qëndrosh aktiv?
Nëse nyjet dhe muskujt duhet të mbahen në gjendje të mirë dhe funksionale, ata kanë nevojë për stërvitje të rregullt.Nëse ndaloni së ecuri, ata do të pushojnë së punuari.
Në këtë rast nëse jeni aktiv trupi juaj e ka shumë më të lehtë të përballet me kërcënime të tilla si sëmundja, lëndimi ose ushqimet e shpejta dhe të larta në sheqer ose yndyrë.
Ushtrimet gjithashtu ju ndihmojnë të mbani një qëndrim të shëndetshëm ndaj problemeve dhe presioneve mendore.Ju fitoni më pak yndyrë trupore, lodheni më pak dhe ndiheni më mirë.
Ushtrimi ju jep fleksibilitet dhe forcë më të madhe, parandalon stresin dhe ju ndihmon të bëni gjumë të rehatshëm.
Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe