Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.
Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.
Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa, grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%.
Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.
Megjithëse, psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mirë kur shërohen plotësisht.
Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme.
Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.