Shkruan: Fehmi Sylejmani
Para 50 viteve popullata e Malësisë së Bijanocit, përveç që ballafaqohej me kushte të renda jetësore, nuk kishte as rrjet elektirk, gjë që e rëndonte edhe më tepër jetën. Pavarësisht këtyre kushteve të rënda, popullata në shumicë e asaj treve agjëronte në kohën e Ramazanit, ndonëse rrallë kush kishte ndonjë orë dore apo muri për të ditur kohën e saktë të iftarit dhe syfyrit.
Arsimtari me përvojë dhe me autorite të lartë nga Nosvosella, Ismet Selmi, e mban mend mirë se si në fshatin e tij, bëhej njoftimi për kohën e ardhjes së iftarit dhe syfyrit.
“Si fëmijë rreth 5 vjeçar në fshatin tonë diku para 50 viteve, fshatarët nuk kishin orë për matjen e kohës, përvec ndonjëri që ishte më i kamur.
Për fat të mirë ne kishim hoxhën tonë në lagje, mulla Selim Selimi, i cili në kohën e duhur të iftarit, dilte në një vend pak më të ngritur për nga lartësia, aty pranë shtëpisë së tij dhe me zë të lartë thirrte ezanin dhe fshatarët kuptonin se është koha e iftarit, në këtë mënyrë e pësëritëte edhe për syfir”, ka kujtuar arsimitari Ismet, këto kohë të dikurshme të ditëve të ramazanit.
Sipas tij, jehona e zërit kanë mundur ta dëgjojnë edhe lagjet e afërta, por edhe në fshatrat për rreth. Në atë kohë, thotë arsimtarit Ismet, ka qenë traditë me shkua për iftar te fqinjtë, familjartë apo edhe te miqtë, pa të ftuar askush.
“Së ´paku tri herë gjatë ramazanit, fshatarët janë endur nëpër iftare, teksa me vetëdëshirë secili familjar ndalte hoxhën për iftar dhe burrat e fshatit dhe së bashku të gjithë më pas i falnin edhe taravit te mikpritësi.
Ditëve tjera kur hoxha nuk ishte i ftuar, taravit faleshin te oda e hoxhës:, ka pohuar arsimtari Ismet, i cili tash e sa kohë jeton dhe vepron në Gjilan.
Po ashtu edhe arsimtari në pension, Ismet Shabani, nga fshati Zarbincë e mban mend mirë kohën e ramazanit të kësaj treve, që sipas tij edhe në ato kushte kishte lezet, afërsi, ngrohtësi dhe lidhje më të fortë ndërmjet veti.
“Meqë Zarbinca kishte një sipërfaqe të madhe dhe mehallat e saja ishin larg njëra tjetrës me orë të tëra, koha e iftarit dhe syfyrit lajmërohej me tupana. Tupanxhitë dilnin në Murqez, një pikë relativisht e lartë nga ku shiheshin shumë lagje të fshatit, e jehona e zërit të tupanave dëgjohej larg, madje edhe në fshatrat për rreth, sidomos në Suharrën”, ka thënë Shabani.
Sipas tij, kjo mënyrë e iftarit aplikohej edhe për syfyr, teksa tupanxhitë banonin nëpër shtëpitë e fshatit me rrotacion, sepse nuk ishin nga fshati jonë, si kundër edhe teravitë faleshin në ndonjë nga shtëpite e fshatarëve, në mënyrë të organizuar dhe me vullnet të lirë.
Pavarëisht këtyre hjekave, thotë arsimtari Ismet, i cili ka kryer haxhillëkun, muaji i Ramazanit i jepte hijeshi Malësisë, e gëzimi më i madh ka qenë Dita e Bajramit, kur të gjithë fshatrat e kësaj pjese vërshonin, i madh e i vogël xhaminë dhe ka qenë dicka madhështore.
Kanë qenë emocione të papërshkruara dhe nuk do të hiqen asnjëherë nga koka. /2LONLINE/