DYLON

Përkujtim në pesëvjetorin e vdekjes së gazetares Ardita Sylejmani

Përkujtim në pesëvjetorin e vdekjes së gazetares Ardita Sylejmani
Avatar photo Redaksia

/Dedikim i shkruar nga xhaxhai i saj, profesori e gazetari Fehmi Sylejmani/

19 shtatori i vitit 2019 ditë e rëndë dhe e trishtueshme, që nuk do të harrohet për jetë e mot.

EkoHigjiena

Pikërisht 5 vjet më parë Ardita jonë e dashur ndërroi vendbanim të përhershëm. Këtë herë për ne, u nisë para kohe (Zoti i Madhërueshëm e di më së miri) udhës së moçme të cilës i bien të gjithë …..

Ajo shkoi, duke na lënë mungesë dhe zbrazëtsirë t ë madhe e të përhershme, por na la tre engjëj të mrekullueshëm.

Ishte vajzë shumë e dashur dhe e edukuar, nënë tepër e përkushtuar, shoqe besnike, fjalëmbël, kolege e respektuar dhe profesioniste e vërtetë.

Ajo gëzonte respekt kudo që ishte, posedonte virtyte të larta njerëzore.

Shfaqte urtësi, dashuri dhe mirësi. E donte fortë familjen, përkushtohej me shumë dashni për fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Ajo ishte gazetare, mjeshtre e shkrimit dhe leximit, artikuluese dhe me zë të qartë e të thekshëm, e pashme dhe e shquar në pedanteri, elegancë e saktësi.

Do të jemi përgjithmonë krenar me veprën dhe shëmbëlltyrën e personalitetit të dashur dhe të urtë, siç ishte Ardita.

Do ta kujtojmë përgjithmonë, jo vetëm ne, por edhe ata që e njohën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.