DYLON

Na la një kampion dhe legjendë e basketbollit gjilanas

Na la një kampion dhe legjendë e basketbollit gjilanas
Avatar photo Redaksia

Nga: Fehmi SYLEJMANI

Ikja e hershme nga kjo botë e Tahir Muratit na tronditi të gjithëve. Nuk e pritnim një lajm të trishtë e të hidhur. Shpresonim e besonim në një triumf tjetër, të një kampioni të vërtetë. Siç ishe në jetë. Fatkeqësisht, këtë herë, sëmundja ishte tepër e shpejtë dhe e pashërueshme.

EkoHigjiena

Ai ishte sportist i mirëfilltë, një yll i pashuar.

Me basketboll kishte filluar si fëmijë, duke kaluar fillimisht kategoritë e juniorëve e më pas edhe e ekipit të parë dhe kampion i Kosovës në basketboll, me Dritën në vitin 1997/98.

Ai qe mjeshtër i dy-hapëshit në basketboll, një stil i veçantë dhe unik i tij.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar aktiv i lojës në mes koshave, ai kishte kryer punën edhe si trajner i kategorive të reja, e herë pas here edhe i ekipit të parë.

Për shumë vjet, sa punoi si trajner, ai dha kontribut të çmuar ne identifikimin e talenteve dhe edukimin e brezave të rinj.

Ai qe një njeri i kompletuar, paqësor, pedant, i pashëm, i urtë dhe tejet i dashur.

Një afarist korrekt e agjërues i devotshëm, një pjesëmarrës i guximshëm dhe i përhershëm i protestave të fundviteve të 80-ta.

Ai la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin sportiv të Gjilanit. Figura e Tahirit do të mbahet mend gjatë tek ata, të cilët patën rastin ta takojnë dhe të mësojnë prej tij.

Lamtumirë legjendë, lamtumirë kampion! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.