Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Vitisë njofton se Panairi i prodhimeve vendore “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale” është shtyrë në afat të pacaktuar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me Covid-19.
Në njoftim thuhet se drejtoria pas konsultimeve me kryetarin Sokol Haliti, duke pasur parasysh masat mbrojtëse si dhe rekomandimet e institucioneve të vendit për mbrojtjen e shëndetit publik, ka vendosur që kjo ngjarje tradicionale të organizohet në kohë më të përshtatshme.