Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Korpusit të V-të të Forcave të Ushtrisë Amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski.
Në këtë takim, i cili ishte në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm, u diskutua rreth avancimit që është bërë në ushtri, gatishmërisë së dy palëve për pjesëmarrje në misione të përbashkëta paqeruajtëse, shkollimin e kadetëve tonë në akademitë amerikane, etj.
Temë me rëndësi në këtë takim ishte edhe situata aktuale gjeopolitike, ndikimi i luftës në Ukrainë, ndihma që ushtria e Republikës së Kosovës po ofron për sa i përket transportimit të ndihmave humanitare, pranimit të refugjatëve dhe qëndrimit të drejtë që shteti i Kosovës ka treguar sa i përket agresionit rus dhe tendencës për destabilizimin e rajonit të Ballkanit.
Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se miqësia ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës është ndërtuar ndër vite, andaj dhe çdo veprim ushtarak është dhe do të jetë gjithmonë në koordinim me partnerin tonë strategjik SHBA-në dhe forcat e sa të armatosura. /2LONLINE/