Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy shtetas të Serbisë të arrestuar gjatë ditës së martë, në Prishtinë.
Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj.
Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar, shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën: “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
Raporti i policisë
NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT
Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/