DYLON

Paralajmërohet aplikim për projekte të përbashkëta Bujanoc-Preshevë

Paralajmërohet aplikim për projekte të përbashkëta Bujanoc-Preshevë
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kanë paralajmëruar aplikime për projekte të përbashkëta komunale.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

EkoHigjiena

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi u bashkërenduam për aplikim ndërkomunal për përmbylljen e projektit të deponisë së përbashkët.

Me këtë projekt me fonde evropiane, përpos eliminimit përfundimtar të deponisë së egër në Karadakun e Preshevës dhe të deponive të tjera ilegale, komuna jonë do të jetë bashkëpjesëmarrëse në funksionimin e stacionit të transferimit, në një vend të reciklimit të mbeturinave.

Duke qenë në një distancë prej 26 km, komuna jonë është në përputhje me rekomandimet e strategjisë nacionale për shfrytëzimim e përbashkët të këtij transferstacioni në Bujanoc.

Me këtë projekt të përbashkët, komunat e Preshevës dhe Bujanocit zvogëlojnë edhe shpenzimet vetanake operative, meqë secila komunë do ta ketë stacionin e vet të transferimit, me shfrytëzim të përbashkët të këtij transferstacioni.

Ky projekt është i një rëndësie jetike për të dy komunat. Si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin.

Kur bashkojmë forcat jemi më të mirë!

Se Bashkë është më e mundshme!

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.