Shtëpia Botuese “Rozafa” nga Prishtina, përmes editorit dhe shkrimtarit Ramadan Mehmeti, i ka dhuruar sot shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, mbi 200 ekzemplarë librash.
Ky donacion, është bërë në vazhdën e aktivitetit të para disa ditësh, ku me rastin e Ditës së Librit, kësaj shkolle i janë dhuruar një numër i konsiderueshëm titujsh të librave.
Udhëheqësit e kësaj shkolle, janë shprehur falenderues për këtë donacion, duke theksuar se është pasuruar në masë të madhe biblioteka e shkollës dhe që do të rrisë edhe më shumë interesimin e nxënësve për librin.