DYLON

USPE me marsh protestues për 1 Maj

USPE me marsh protestues
Avatar photo Redaksia

Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit do të organizojë marsh protestues.

Marshi protestues ka për qëllim avokimin e të drejtave të të rinjve, e studentëve në veçanti për punësim.

Duke ditur që në Kosovë nuk është protestuar asnjëherë për të drejtat e punëtorëve, ne po kërkojmë vetëm të na jepet e drejta e punësimit, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Ne si  të diplomuar të ardhshëm, nuk kemi kurrfarë perspektive, nuk dimë se çfarë na pret, por ne nuk e kemi humbur ende shpresës, për këtë arsye edhe do të protestojmë.

Marshi organizohet më datë 1 Maj duke filluar në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “Kadri Zeka” dhe do të përfundoj para teatrit të qytetit në Gjilan, ku do të mbahen disa fjalime, thuhet në njoftim.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.