Shtabi Zgjedhor i AKR-së vlerëson se procesi zgjedhor filloi me kohë në të gjitha qendrat e votimit, dalja e votuesve është në pjesëmarrje e kënaqshme.
Parregullsi të evidentuara ka pak. Sa i përket çështjeve teknike nuk ka probleme deri më tash të paraqitura.
“Shtabi ynë sot filloj punën me kohë, me të gjithë anëtarët, jemi duke e monitoruar procesin në tërësi në Gjilan rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve nëpër qendrat e vendvotimit, kemi raportime të rregullta çdo 3 orë në shtab nga vëzhguesit dhe komisionerët. Urojmë që i gjithë procesi të shkoj mbarë deri në fund, të kaloj pa ekcese dhe probleme”, thuhet në komunikatë ne AKR-së së Gjilanit.