Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas raportit të punës së klinikës, nga data 1 janar deri me 15 mars 2023, në sallat e kateterizimit janë realizuar, 730 procedura diagnostike të koronarografisë dhe 450 procedura intervente të stentimit, që rezulton të jetë numri më i madh për një periudhë kohore të tillë, të realizuar deri tani.
Në Klinikën e Kardiologjisë brenda dite kryhen mesatarisht 10 koronarografi dhe 6 stentime. /2LONLINE/