• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 28 Mars, 2023 6 min
 Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

“Masakra ndaj familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 24-të të masakrës në Podujevë.

I shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i Kuvendit, Armend Muja, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”.

Në një ditë si kjo, ne jemi plot dhembje, mall e pikëllim për më të dashurit tanë, për këto familje, që humbën e vuajtën kaq shumë, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për qëndresën e tyre dhe për kurajon, që po ia japin gjithë popullit tonë, tha kryeministri Kurti.

Ky krim, kjo masakër kërkon drejtësi. Si institucione të shtetit, si qytetarë të Republikës, si shqiptarë, që e duam vendin tonë, kurrë nuk do ta harrojmë borxhin, që e kemi ndaj familjeve, që dhanë gjithçka, por njëkohësisht edhe obligimin për të kërkuar drejtësi, sepse ata nuk u vranë, meqenëse e kishin mbiemrin a emrin e caktuar apo se ishin prej këtij apo atij vendi, por për shkak se ishin shqiptarë, që dëshironin të jetonin në tokën e tyre, në vendin e tyre, të lirë e në paqe, theksoi Kryeministri.

Kryeministri Kurti i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë, në veçanti prokurorëve në Prokurorinë Speciale, që të punojnë ditë e natë, për shkak se detyra e tyre dhe përgjegjësia jonë e përgjithshme është ndjekja e kriminelëve dhe vënia e drejtësisë.

I pranishëm ishte edhe Enver Duriqi, të cilit në këtë masakër ia kanë vrarë 4 fëmijë të moshave 3, 5, 8 edhe 10 vjeç, bashkë me gruan dhe prindërit. Në homazhe ishin edhe fëmijët e tij të lindur pas lufte, të cilët mbajnë emrat e fëmijëve të vrarë para 24 vjetëve.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti në homazhet te varrezat e familjes Bogujevci:

Ne po vijmë këtu pas vizitës së Izbicës, ku në Drenicë u vranë 147 shqiptarë, të cilët u rrëmbyen sa ishin të gjallë, u pushkatuan, u varrosën, u zhvarrosën, iu rrëmbyen kufomat, u dërguan në Serbi, u varrosën atje dhe më pastaj u zhvarrosën dhe u kthyen në Kosovë dhe jo të gjithë, meqenëse 6 prej tyre janë ende të pagjetur. Atje për të bërë nderime isha, përveç se me Presidenten Vjosa Osmani Sadriu dhe ministren tonë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe me udhëheqësin tonë, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, për të Zhdukurit me Dhunë, Andin Hotin.

Po vijmë këtu në Llap, në Podujevë për të kujtuar e për të nderuar viktimat e familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, të cilët u vranë mizorisht nga Njësiti serb “Shkorpionët” 24 vjet më parë.

Shtatë fëmijë dhe shtatë gra u vranë. Shtatë fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç dhe sot e kemi Saranda Bogujevcin, Nënkryetare të Kuvendit, të cilës iu vranë 16 anëtarë të familjes gjithsej dhe ajo iu mbijetoi 16 plumbave, që i ranë në trup.

Ai njësiti famëkeq “Shkorpionët” është i njëjti, që ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 dhe ekzekutori Sasha Svjeton u pat dënuar me 20 vjet burg në Serbi, mirëpo u lirua 3 vjet e gjysmë para kohe për kinse sjellje të mirë. Ndërkaq, para pak muajsh, e morëm vesh lajmin se është arrestuar në Athinë të Greqisë, si njëri prej eksponentëve kryesor të një karteli të drogës atje.

Pra, krimi i organizuar dhe kriminelët e luftës janë të lidhur ngushtë.

Në një ditë si kjo, ne jemi plot dhembje, mall e pikëllim për më të dashurit tanë, për këto familje, që humbën e vuajtën kaq shumë, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për qëndresën e tyre dhe për kurajon, që po ia japin gjithë popullit tonë.

Andaj, si institucione të shtetit, si politikanë përfaqësues, si qytetarë të Republikës, si shqiptarë, ne jemi gjithmonë borxhli ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë tonë dhe në të njëjtën kohë kemi obligim sa të jetë jeta, që të angazhohemi për drejtësi për ta.

Masakra ndaj familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Lavdi martirëve dhe dëshmorëve këtu në Podujevë në Llap, të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës! /2LONLINE/

Etiketa:Gjenocidi Kosova Kryeministri Kurti masakra Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

28 Maj, 2023

Kosova është shtet funksional vetëm kur ligjet zbatohen edhe në veri të saj

27 Maj, 2023

Kosova “multietnike”, eksperiment ndërkombëtar!

26 Maj, 2023

Kurti: Koncepti i qëndrueshmërisë është në qendër të politikave, strategjive e ligjeve tona

24 Maj, 2023

24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës: Shteti ynë nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës

22 Maj, 2023

Ushtrimi Defender Europe 23 është ngjarja me e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë

21 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com