21 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 17 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë