Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1 139 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“1051 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 952 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Në QKUK, 392 pacientë janë të shtrirë, 382 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 331 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 116 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid-19, 14 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 747 pacientë, 669 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 621 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 159 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 130 pacientë
– Spitali i Pejës, 178 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 78 pacientë