Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme universitare.
Për këtë u bisedua të premten ndërmjet Rektorit të UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe shefes së Zyrës TIKA në Kosovë, znj. Fulya Aslan.
Rektori Dërmaku e falënderoi shefin e TIKA-së për vizitën dhe mundësinë e bashkëpunimit, duke thanë se jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe presim që bashkërisht të identifikojmë projektet që mund të mbështeten nga TIKA.
Shefja e TIKA-së, znj. Fulya Aslan, theksoi se fillimisht do të përgatiten për të nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, për t’i hapur rrugë realizimit të projekteve konkrete, ku sipas saj TIKA mund të ndihmojë UKZ-në për rritjen e bashkëpunimit edhe me universitetet në Turqi, duke ofruar mundësi për studentët dhe stafin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. /2LONLINE/