DYLON

Kadriu dhe Maliqi morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Kadriu dhe Maliqi morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Avatar photo Redaksia

Sot kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtim Kadriu i shoqëruar nga këshilltari komunal nga radhët e LDK- së, Latif Maliqi morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare është organizim i cili grumbullon qindra biznese të sukseshme anë e kënd të diasporës shqiptare.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj ngjarje, Kadriu dhe Maliqi patën rastin të takojnë shumë ndërmarrës të vyer e të njihen me shumë biznese të suksesshme të cilat veprojnë në Kosovë dhe në diasporë.

Delegacioni i Gjilanit aty takoi dhe u ofroi mbështetje edhe bizneseve të komunës tonë të cilët morën pjesë në këtë ngjarje duke prezentuar produktet e tyre.

Me të gjithë të pranishmit që iu dha mundësia të takohen, u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit institucional me qëllim të thithjes së investimeve për komunën tonë, e cila ka relief strategjik për zhvillim ekonomik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.