Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave, në vazhdim të implementimit të planeve operative gjatë periudhës dy javore nga data 14 deri 29.01.2023 ka implementuar planin operativ “Kontrollimi i sistemit të sinjalizimit dhe të ndriçimit të mjeteve motorike”, ku gjatë kontrollit në trafik janë identifikuar kundërvajtje të ndryshme, me ç’rast janë shqiptuar 89 gjoba për mjetet me sinjalizim të parregullt prej të cilave 30 mjete janë larguar nga trafiku.
Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të sigurohen se mjeti i tyre është teknikisht në rregull për të qarkulluar në trafik si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për një siguri më të madhe në trafik. /2LONLINE/