Viti i ardhshëm sjellë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përderisa në anën e republikanëve garon për një mandat të dytë Presidenti i tanishëm Donald Trump, në anën e demokratëve beteja për të marrë nominimin e partisë për kandidatin që do të ballafaqohet me Presidentin Trump ka filluar të marrë përmasa të rëndësishme në politikën amerikane.
Në listën e atyre që shpresojnë të marrin nominimin demokrat për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2020-tës ka shumë emra të nderuar të Partisë Demokratike, por njëri ndër ta është më i rëndësishmi për shqiptarët–Joe Biden.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane si organizata e vetme shqiptare ne SHBA e regjistruar si lobiste në Washington, DC, ka punuar ngushtë dhe intensivisht me z. Biden vecanërisht kur ai ishte Senator. Edhe si kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, z. Biden ka qenë një nga miqtë më të vërtetë dhe përkrahës së kuazës sonë kombëtare.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me z. Biden dhe shumë miq tjerë në Senat e Kongres të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në arritjen e lirise dhe pavarësisë. Biden ka qenë zë i fuqishëm në përkrahje të intervenimit amerikan në Kosovë, në përkrahje të lirisë për Kosovën dhe shtetësisë së saj.
Përderisa ne historikisht kemi punuar me të dyja taborret politike në SHBA — republikanë e demokratë — për shkak të së kaluarës sonë me z. Biden dhe përkrahjes së tij për punën tonë si zë i vërtetë i kauzës kombëtare shqiptare në Amerikë, dhe jo për shkak të ndonjë partizanizmi politik, ne kemi lansuar një platëformë përkrahëse për z. Biden “Shqiptarët për Biden” apo në origjinal AlbaniansForBiden.com.
Platëforma përkrahëse per z. Biden qe te fitoje nominim ne mesin e Demokrateve, si shenjë falëmnderimi e respekti për përkrahjen e tij ndaj punës sonë, do të udhëhiqet nga anëtari ynë i bordit të drejtorëve dhe këshilltari kryesor për politika në Ballkan, profesori Faton Bislimi, i cili tanimë është pjesë e ekipit të fushatës së Biden për President, si “Team Joe Organizing Fellow”.
Si Drejtor Ekzekutiv i kësaj platforme, në kuadër të fushatës së Biden për President, z. Bislimi do të jetë një linjë e drejtëpërdrejtë e komunikimit dhe e përkrahjes ndaj z. Biden.
“Për mua është një përgjegjësi e madhe, përtej privilegjit dhe nderit që janë po ashtu pjesë e këtij angazhimi. Ajo që po bëjmë për z. Biden është vetëm shpërfaqje e mirënjohjes sonë për punën e tij të mëparëshme në përkrahje të popullit të Kosovës dhe Kosovës në vecanti,” thotë Bislimi.
Ndërsa, Drejtoresha për Koalicione Nacionale në ekipin e Biden për President, znj. Vanesa Cardenas, e ka mirëpritë me entuziazëm të plotë angazhimin e profesorit Bislimi, si dhe e ka vlerësuar si “të mrekullueshme platformën [tonë] në përkrahje të fushatës së Biden”.
Fushata e Biden per President, sipas të gjitha sondazheve në SHBA, pritet të triumfojë në fushën e demokratëve, dhe kështu pritet që ai të sfidojë Presidentin Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbetet e përkushtuar në kultivimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe do të vazhdojë të punojë më figura kyce politike të të dyja taborreve në Kongresin e SHBA-ve, gjithëherë duke vlerësuar dhe përkrahur miqtë e vërtetë të shqiptarëve në politikën amerikane nga cilido taborr politik qofshin.
Albanian American Civic League
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane