Për shkak të kualitetit jo të mirë, ndërpritet furnizimi me ujëfotoilustrim

Për shkak të kualitetit jo të mirë, ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujit “Hidromorava”, Njësia në Kamenicë, përmes një njoftimi për konsumatorë, në lidhje me kualitetin e ujit në qytetin e Kamenicës, ka bërë me dije se ka ndërprerë trajtimin e ujit për pije në stacionin nr. 1 në Kamenicë, për shkak të kualitetit të ujit dhe rrjedhimisht edhe furnizimin me ujë të pijes.

“KRU “Hidromorava” me të pranuar ankesat nga konsumatorët dhe organet komunale në Kamenicë, ka angazhuar ekipet për marrjen e mostrave të ujit dhe analizimin e tyre. Pas analizave të kryera nga përgjegjësja e kualitetit të ujit dhe laborantet e Kompanisë, është konstatuar se disa parametra të ujit janë jashtë standardeve të lejuara dhe si pasojë e tyre uji ka një erë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Kompania “Hidromorava” është duke punuar me të gjitha kapacitetet në 24 orë për normalizimin e gjendjes dhe kthimin e kualitetit dhe furnizimin me ujë.

“Të gjithë ju që keni nevojë për ujë kompania do të ju furnizojë me autocisternë”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”, Njësia në Kamenicë.

KOMENTE