Kombëtarja e Shqipërsë ka mbajtur stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjen ndaj Francës. Trajneri, Edy Reja ka nxjerrë në fushë të gjithë 25 futbollistët që i ka ftuar.
Disa futbollistë janë grumbulluar dje ndërsa pjesa tjetër që kanë pasur ndeshje në fundjavë janë bashkuar sot.
Pas një kohë janë kthyer portieri Thomas Strakosha dhe Berat Gjimshiti. Ndeshja Francë – Shqipëri do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.