Shqipëria ka n jë rritje të lartë të importit nga kolumbia gjatë tri viteve të fundit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë).
Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importohen nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë.
Por, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e iimporteve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë (shiko grafikun: 20 shtetet me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n). Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga Kosova.