Do të jetë Shqipëria vendi pritës i turneut UEFA Development për grupmoshën U-15. UEFA me qeverinë europiane të futbollit i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e turneut prestigjoz për këtë grupmoshë.
Ky turne, do të zhvillohet nga data 19 deri në 23 Shtator në Shqipëri, dhe ndeshjet do të luhen në Qendrën Sportive Kamëz.
Në këtë turne do të marrin pjesë katër vende, Shqipëria që është organizatore e kompeticionit, Kosova, Estonia dhe Taxhikistani.
Turneu fillon të enjten me ndeshjen Kosovë-Taxhikistan, në orën 12:00. Ditën e parë luan edhe Shqipëria përballë Estonisë, në orën 14:00.
Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 21, me Shqipëri-Taxhikistan që zhvillohet në orën 12:00 dhe Estoni-Kosovë në orën 14:00.
Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 23 Shtator, me Taxhikistan-Estoni në orën 10:00 dhe Kosovë-Shqipëri në orën 12:00.