Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve, ditëve të fundit, në Komunën e Vitisë.
Kryetari Sokol Haliti tha se në Viti aktualisht 67 persona janë të infektuar.
Sipas tij, angazhimi i institucioneve komunale dhe i mekanizmave tjerë do të vazhdojë pandërprerë për ta përmirësuar gjendjen.
KKMSH me keqardhje ka marrë lajmin se një qytetare nga Pozherani, ka ndërruar jetë, me ç’rast familjes Korrani i ka shprehur ngushëllime të sinqerta.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se edhe Policia e Kosovës po vëzhgon situatën në mënyrë që masat anti-Covid të zbatohen në përpikmëri.
Nga ana tjetër, Njësia e Zjarrëfikjes, ka vazhduar me klorifikim e rrugëve, shesheve, oborret e objekteve shkollore në fshatrat Binqë, Shushtë e Buzovik.