Janë 13 bletarë nga Komuna e Kamenicës që kanë përfituar pajisje për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi, ka thënë se Komuna e Kamenicës për shkak të pozitës gjeografike ka potencial për ta zhvilluar veprimtarinë e bletarisë.
“DBPZHR do të jetë gjithmonë afër fermerëve dhe do t’u qëndrojmë afër për nevojat e tyre në lidhje me veprimtaritë që i zhvillojnë”, tha ai.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Caritas-in zviceran dhe drejtori Arifi tha se u është mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kjo organizatë jep për Kamenicën.
E drejtoresha e Caritas-it për Kosovë, Vera Haag Arbenz tha se Cartas-i zviceran do të vazhdojë ta mbështesë Komunën e Kamenicës çdoherë që kanë mundësi.