Autoritetet policore kanë bërë me dije se vetëm përgjatë muajit mars, pesë qytetarë kanë humbur jetën në aksidente fatale.
Policia e Kosovës bënë me dije se në këto aksidente fatale kanë humbur jetën 2 shoferë, 2 pasagjerë dhe 1 këmbësor.
“Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit mars 2021, është një situatë e ndjeshme me një numër prej 5 personave, (2 shoferë, 2 pasagjerë dhe 1 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftim. /2LONLINE.com/