DYLON

OAK dhe MAPL diskutojnë potencialet e bashkëpunimit

OAK dhe MAPL diskutojnë potencialet e bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe profesional në çështjet me interes të përbashkët, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan një takim pune me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – z. Elbert Krasniqi.

Duke marrë parasysh faktin që një nga objektivat e MAPL-së është edhe forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve, në mënyrë që të krijohet një partneritet gjithëpërfshirës dhe koheziv, OAK u shpreh e hapur për të qenë pjesë e grupeve punuese e diskutimeve publike, për të dhënë kontributin e saj në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj përgëzoi Ministrin për pranimin e detyrës, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim në aspektin profesional rreth çështjeve konkrete.

Kurse, Sekretari i bordit Diamant Elshani njoftoi Ministrin rreth punës dhe aktiviteteve të OAK-së, duke potencuar disa nga prioritetet e saj për këtë vit. Ndër të tjera Elshani theksoi që për çfarëdo lloj mundësie të kontributit me bizneset, OAK-në mund ta konsiderojnë si një partner potencial.

Ministri Krasniqi falendëroi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për takimin, duke u dakorduar për një bashkëpunim të dyanshëm, në favor të krijimit të lehtësirave për bizneset vendore.

Ministri Krasniqi theksoi që duke qenë Komunat nën domenin e tij, është e rëndësishme që bizneset ti kenë partner, kjo pasiqë janë shumë të interesuar që të mbështesin dhe fuqizojnë Komunat, meqenëse janë institucionet e para ku shërbehen bizneset dhe qytetarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.