21 persona janë shoqëruar sot në polici pasi janë përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë, pas një ndeshje futbolli në mes Llapit dhe Ballkanit.
Informacioni i plotë i policisë:
Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë
Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta.
Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.
Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.
Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.
Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.
Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje. /2LONLINE/