DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të substancave narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të parasë

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të posedimit të substancave narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të parasë
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të substancave narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të parasë, transmeton 2LONLINE.com.

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fsh. Mogillë, Kllokot & Viti 12.03.2023 – 16:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe vendbanimeve të tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar 34.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.   

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Topanicë, Kamenicë 12.03.2023 – 04:30. Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.   

FALSIFIKIM I PARASË

Fsh. Pasjan, Partesh  09.03.2023-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  kishte pranuar nga i dyshuari mashkull kosovar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.