“Zgjedhja juaj si Presidente e Republikës së Kosovës është një konfirmim tjetër i vendosmërisë së shoqërisë kosovare për të qenë një faktor pozitiv i stabilitetit në Ballkan”, thuhet në urimin e kreut të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhak, Sulejman Ugljanin, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Oasmanit, presidente e Kosovës.
Ja urimi i plotë:
E nderuar Presidente Osmani-Sadriu,
Në emër të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës.
Sot, Republika e Kosovës është një shtet modern dhe demokratik, një oazë e bashkëjetesës shumëkombëshe, shumëkonfesionale dhe multikulturore të popujve, feve dhe kulturave të ndryshme.
Zgjedhja juaj si Presidente e Republikës së Kosovës është një konfirmim tjetër i vendosmërisë së shoqërisë kosovare për të qenë një faktor pozitiv i stabilitetit në Ballkan.
Me këtë, ju uroj të gjitha të mirat dhe shumë suksese në punën tuaj të ardhshme.
Me respekt
K R Y E T A R I
Dr. Sulejman Ugljanin