DYLON

Ismajli kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e masakrës së Llovcës

Ismajli kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e masakrës së Llovcës
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e shtatë martirëve të fshatit Llovcë, të ekzekutuar nga forcat militare serbe 22 vite më parë.

Në emër të kryetarit Haziri, Ismajli ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre makabre në mënyrë që eshtrat e tyre pushojnë të qetë.

EkoHigjiena

“Shtatë martirët e Llovcës u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 22 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haziri.

Ismajli tha se Komuna e Gjilanit po i përkujton edhe masakrat tjera, siç është ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës e vendbanimeve tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës.

Në emër të familjeve të martirëve ka folur djali i mësuesit Rahim Ymeri, Fitimi, i cili e ka falënderuar kryetarin Komunën e Gjilanit për nderimet që u ka bërë shtatë martirëve në 22-vjetorin e masakrës.

Ndryshe, 22 vite më parë, në fshatin Llovcë u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.