SHGSK ka bërë një dhuratë për presidentin e FIFA-s, Gianii Infantino ku delegacioni nga Kosova i ka dhuruar ati “Hyjneshën në Fron”.
Ky delegacion është duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të AIPS-as në Budapest, e kongres ky në të cilin ka marrë pjesë edhe presidenti i FIFA-s, i cili e pranoi dhuratën nga gazetarët kosovarë.
Në këtë kongres Infantino ka folur rreth sfidave të FIFA-s, rolit të futbollit të femrave, rritjen e sportit të futbollit në Azi e Afrikë si dhe rreth përgaditjeve për botërorin në Katar.