Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.
Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€.
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/