DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Eberhard Zorn

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Eberhard Zorn
Avatar photo Redaksia

Të dy gjeneralët, diskutuan lidhur me bashkëpunimin e afërt që FSK e gëzon me ushtrinë Gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi. Më këtë rast Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë Gjermane për të ndihmuar FSK-në, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake. Ushtria Gjermane është njëra nga kontribuesit më të mdhenjë me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë. Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala Gjermane zyrtarisht ti dorëzojë FSK-së, donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për ekipet e Deminimit/EOD të FSK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.