Ashtu edhe siç ju kam premtuar që do të jem zë i fuqishëm i çdo qytetari të Gjilanit, t’i sjellim imazh sa më të mirë të komunës tonë të bëhet një qytet me arsim cilësor dhe një qytet me kulturë të pasur ashtu edhe siç i ka hije një qyteti me traditë.
Shkruan: Arta Haziri-Nuhiu
Në seancën e III e kam shprehur brengën time dhe të nxënësve dhe të profesorëve të cilët janë certifikuar nga Korniza e Kurikulës Kombëtare, po ashtu edhe kam kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që t’i pasuroj shkollat sa më shumë me kabinete si dhe me mjetet të cilat nevojiten që të mund të praktikohet sa më lehtë zbatimi i Kornizës së Kurikulës Kombëtare, pasi edhe kisha fatin si trajnere në fushën e artit dhe kam parë nga afër vullnetin e profesorëve për të punuar me metodat për të cilat edhe janë trajnuar por në mungesë të kabineteve dhe mungesës së mjeteve po ja pamundësojnë zbatimin e atyre metodave, për rrjedhojë nuk po mundemi edhe për të rritur cilësinë në arsim.
Po ashtu kam ngritur shqetësimin edhe për brengën e qytetarëve për Flakën e Janarit e cila ka arritur të mbahet edhe në vitet më të vështira dhe të ketë risi dhe kreativitetin e saj mirëpo në vitet e fundit është duke shkuar shabllon si vitet e kaluara. Konkurset për pjesëmarrje të reja nuk janë hapur por kanë vazhduar duke i ftuar ata të viteve të kaluar. Shpresoj që këtë kritikë do ta marrin si mësim për herëve tjera.
Një festival aq gjigant mos të ketë himnin e tij zyrtar është turp duke mos pasur simbolet e tija zyrtare dhe të mos respektohen ato. Po ashtu kam kërkuar tu jepet hapësirë më e madhe për fëmijë ku nuk kanë mundësi për të shprehur talentin e tyre vetëm në një ditë, por të u jepet hapësirë më e madhe.
Një problem tjetër tek fëmijët është edhe mos përkrahja nga ana financiare ku në mungesë të mjeteve financiare nuk po kanë mundësi për krijimin e këngëve të reja.
Për të qenë sa ma transparente kam kërkuar që të bëhet publike raporti financiar ku ky festival është përkrahur për herë të parë nga Qeveria Haradinaj dhe çdo qytetarë ka të drejtën për të parë atë raport.
/autorja është këshilltare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/