DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për regjistrimin e tokave në vlerë pej 3.2 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për regjistrimin e tokave në vlerë pej 3.2 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Wollter, firmosën sot marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes financiare për projektin për vazhdimin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, në një shumë prej 3.2 milionë Euro.

Ministri Hamza falënderoi ambasadorin e Suedisë Anders Wollter për angazhimin e shtetit suedez për ta ndihmuar Kosovën përmes projektit “Pro Tax 2”, si dhe vlerësoi ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, duke e konsideruar Projektin Pro Tax si një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe reforma e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë është një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se firmosja e kësaj marrëveshje shënon vullnetin e qartë të palës suedeze dhe asaj kosovare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ndërtimit të një sistemi efikas dhe modern për administrimin e tatimit në pronë e në veçanti regjistrimin e pronave – tokave.

EkoHigjiena

Ministri Hamza shprehu gjithashtu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të plotësuar me përpikmëri detyrimet të cilat dalin sipas marrëveshjes së bashkëpunimit dhe planit të projektit.

Ndërsa i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Wollter falënderoi Ministrin Hamza për zotimin dhe angazhimin në implementimin e marrëveshjeve me shtetin Suedez dhe shtoi se unë jam shumë i lumtur që sot arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe se jam i bindur se kjo marrëveshje është shumë e domosdoshme për shtetin e Kosovës, dhe duke pasur parasysh implementimin e suksesshëm të marrëveshjeve paraprake besoj se kjo nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por pas kësaj do të vazhdojmë edhe me marrëveshje të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.