Është mbajtur Edicioni i Gjashtë i Garës së Robotikës “Kosova Makers League 2023/2024”, ku disa nga shkollat tona ishin pjesëmarrëse.
Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, tha se është një super lajm për rezultatet e garës së robotikës në super finale-shkollat tona në mesin e 10-të shkollave më të mira të Kosovës.
Sipas saj e para në Komunën e Gjilanit është shkolla “Vatra e Diturisë”, ndëra në nivel vendi zë vendim e katërt. Shkolla, “Dëshmorët e Kombit”-zë vendin e dytë në nivel komunal, ndërsa vendin e 20-të në nivel vendi, edhe shkolla “Nazim Hikmet” Dobërçan, prin me rezultate pas tyre.
Drejtoresha e Arsimit, shtoi se ky rezultat është arritur falë përkushtimit e punës së palodhshme të mentoreve Edlirë Zymberi nga ShFMU “Vatra e Diturisë”, Vlera Salihu Kastrati nga ShFMU “Dhëshmorët e Kombit” dhe Teuta Hashani Zymeri nga ShFMU “Nazim HIikmet”.
Më tej ajo shtoi se në këtë edicion kanë marrë pjesë 369 institucione edukative, në të gjithë Republikën e Kosovës dhe janë realizuar gjithsej 3 sfida të formatit online dhe një në formë fizike.
“Në secilën sfidë, ekipet e shkollave tona treguan rezultate permanente”, tha Albana Demiri.
Drejtoresha uroi dhe faleminderoi nxënësit dhe mësimdhënësit që gjithëmonë na bëjnë të ndjehemi krenar për ata. /2LONLINE/