DYLON

Herolinda Murati Leka: Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti 3-vjeçar

Herolinda Murati Leka: Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti 3-vjeçar
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027 në Komunën e Gjilanit.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, Herolinda Murati Leka, tha se dëgjimet buxhetore të organizuara me qytetarët e komunës, kanë përfunduar me sukses, dhe në këtë mënyrë tani kalohet në fazën tjetër të buxhetimit komunal.

EkoHigjiena

Sipas saj propozimet e dalura nga këto dëgjime buxhetore do të shqyrtohen në mënyrë që të bëhen pjesë integrale e buxhetit të komunës sonë për 3 vitet e ardhshme.

“Duhet theksuar se buxheti për të cilin është diskutuar përfshinë në kumulativ 3 vjeçar një shumë prej 125,802,647.00 euro” tha Herolina Murati- Leka.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, më tej shtoi se me këto dëgjime buxhetore, qytetarëve të komunës sonë, i’u është dhënë mundësia që të marrin rol aktiv në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës sonë.

Ajo falënderoj të gjithë bashkë-qytetarët, të cilët kanë gjetur kohë që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për këto dëgjime buxhetore.

Sipas saj pjesëmarrja e tyre ka qenë e një reprezentacioni jashtëzakonisht heterogjen.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, shtoi se në këto takime kanë pasur banorë të lagjeve urbane, banorë të fshatrave që nga fshatrat e afërta e deri tek ato kufitare, ka pasur gjithashtu përfaqësues të organizatave rinore, OJQ, studentë, sportistë, përfaqësues nga komuniteti i kulturës, gra pensioniste, gra të vet-punësuara, aktiviste e grupe tjera të interesit.

“Ky interesim për të qenë pjesë e këtyre dëgjimeve buxhetore shpërfaq më së miri besimin që qytetarët kanë në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit të buxhetit për komunën tonë”, tha drejtoresha Murati- Leka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.