Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan është bërë tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kjo fal iniciativës së Unicef Kosova Programme në bashkëpunim me Team Rijad, pasi të premten u përurua projekti i krijimit të qasjes në tualete për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke i bërë të përshtatshme për ta.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, e ka falënderuar UNICEF-in dhe Team Riad për këtë mbështetje për t’ju krijuar nxënësve të kësaj kategorie qasje të plotë.
Sadiku konfirmoi se Komuna po punon në vazhdimësi për implementimin e programit të gjithëpërfshirjes në shkolla, sikurse edhe për krijimin e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike.
Në këtë projekt kanë kontribuar edhe donatorët, Arkatana, Albaqeramika dhe Meridian Express. /2LONLINE/