DYLON

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës
Avatar photo Redaksia

Në ceremoni të veçantë, sot në Kazermën “Adem Jashari”, pas katër vite studime akademike, diplomoi Gjenerata 2022 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” e Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së.

Në ceremoni të diplomimit, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, personalitete institucionale, politike, diplomatike, e ushtarake vendore dhe ndërkombëtare, ushtarakë e zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar.

EkoHigjiena

Me këtë rast, para të pranishmëve, fjalim mbajti Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili vlerësoi lartë këtë të arritur, jo vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, por edhe për gjithë qytetarët e vendit, shtetin dhe institucionet e saj.

Ai porositi oficerët e rinj që të gjitha njohuritë akademike dhe shkathtësitë profesionale të fituara t’i orientojnë në shërbim të forcës për të avancuar edhe më shumë dedikimin e shenjtë për mbrojtjen e vendit, respektivisht lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të tij. Gjithashtu, ai theksoi se të gjitha këto duke u udhëhequr nga vlerat më të larta të ushtarakut, dhe duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë të lavdishme dhe bartësit e saj brez pas brezi.

Në kuadër të programit, përveç ndarjes së diplomave, u publikuan edhe emrat e instruktorit dhe kadetit më të dalluar. Kadeti më i dalluar për Klasën 2022, u shpall kadet Korab Seferi, kurse instruktori më i dalluar, u shpall Toger Premtim Shaqiri, të cilët pranuan medaljet nga Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.