Mësimi në shkollat e mesme në Serbi këtë javë do të zhvillohet vetëm përmes formës online dhe ky vendim ishte marrë javën e kaluar nga shtabi emergjent.
Predrag Kon, anëtarë nga ky shtab theksoi se që dita e hënë, shkollat e mesme do të kalojnë në klasa në internet ndërsa, përcjellë Titulli.com.
Lidhur me këtë edhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” përmes një njoftimi ka lajmëruar nxënësit dhe arsimtarët e shkollës se me vendim të qeverisë shkollat e mesme do të përcjellin mësimin online gjatë javës 8-12 mars të vitit 2021.
“Nxënësit e përcjellin mësimin përmes platformës Google Classroom apo programit softverik ZOOM. Drejtoria e shkollës të gjithëve i uron, në radhë të parë, shëndet”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shkollës, transmeton Titulli.com.
Stafi mjekësorë nga Shtabi Emergjent duke pasur parasysh gjendjen me Covid-19 ka paralajmëruar se do të propozojë masa më të ashpra për përballje me gjendjen e koronavirusit.
BURIMI: Titulli.com