DYLON

Bujanoc: Qeveria e Serbisë pa përgjigje ndaj kërkesë për dëmet nga vërshimet

Bujanoc: Qeveria e Serbisë pa përgjigje ndaj kërkesë për dëmet nga vërshimet
Avatar photo Redaksia

200 mijë eurot e Qeverisë së Kosovës janë mjetet e vetme që kanë arritur ne një kohë rekord në buxhetin e komunës së Bujanocit për sanimin e  dëmeve nga vërshimet e janarit të këtij viti.

Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata emergjente,  kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi u bë e ditur se pavarësisht kërkesave drejtuar qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga vërshimet, akoma nuk ka asnjë përgjigje në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u raportua edhe për dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, ekonomit familjare dhe bujqësi ku shuma totale e dëmeve është vlerësuar mbi 41 milion dinarë, ndërsa shuma totale nga qeveria e Kosovës e cila vetëm se është transferuar në buxhetin e komunës së Bujanocit është 24.431.499 dinarë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.