DYLON

Hyseni: Për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit, subvencionohen me 8 cent për litër të qumështit

Hyseni: Për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit, subvencionohen me 8 cent për litër të qumështit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të “Javës së Bujqësisë”, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Besnik Muji nga fshati Bresalc, njërin ndër përfituesit e  projekteve  të ndara nga komuna, përkatësisht nga Drejtoria e Bujqësisë.

I pari i Gjilanit, theksoi se fermeri të cilin e vizituan, ka treguar për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që po bën në fermën e tij.

EkoHigjiena

“Për herë të parë pas luftës, Besniku dhe fermerët e tjerë të Gjilanit po përfitojnë nga politikat tona mbështetëse, duke u subvencionuar me 8 cent për litër të qumështit. Me aprovimin e buxhetit kjo do të rritet në 10 cent për litër”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, më tej tregon se bujqësia është një ndër profesionet më jetike për shoqërinë andaj nuk do ndalen asnjëherë mbështetjen  e komunës për këtë sektor.

Sipas kryetarit Hyseni, bujqësia është prioritet mbi prioritete. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.