DYLON

Hyseni: 250 fëmijë të familjeve me asistencë sociale po pajisen me çanta dhe materiale shkollore

Hyseni: 250 fëmijë të familjeve me asistencë sociale po pajisen me çanta dhe materiale shkollore
Avatar photo Redaksia

Nxënësit me kushte jo të mira materiale po furnizohen me çanta e materiale tjera për të vijuar mësimet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.

EkoHigjiena

Ai më tej tregon se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.

“I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.

I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.