SHKRUAN: Murat Mustafa
Në këtë shkollë janë bërë shumë investime si në infrastrukturë të brendshme poashtu edhe të jashtme.
Së fundi me vetiniciativë të gjithë punëtorët e kësaj shkolle, kanë sigurua një SmartBoard, e ku nxënësit dhe mësimdhënësit po zhvillojnë një orë mësimore shumë atraktive.
Por, ajo që është e veçantë në këtë shkollë është se nxënësit nuk kanë telefona në shkollë.
Drejtoria në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe nxënësit, kanë vendosur që telefonat mos t’i marrin me vete në shkollë.
Pra nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi”, nuk i marrin fare telefonat, siç veprojnë moshatarët e tyre nëpër disa shkolla të Kosovës, ku i vendosin ne vende speciale.
Mos të flasim për armë të ftohta, cigare elektrike dhe gjëra tjera, që rrezikojnë dhe dëmtojnë nxënësit!
Ky vendim ka ndikuar në shumë aspekte!
*Mësimnxënia është më e mirë, sepse koncentrimi dhe interesimi po është me i lartë;
*Ne aspektin edukativ poashtu, sepse nxënësit janë vetëdijesua që në shkollë duhet të edukohesh dhe të mësosh;
*Në aspektin social po ka ndikim, sepse nxënësit po shoqërohen më shumë dhe po bisedojnë mes veti;
*Në aspektin shëndetësor poashtu! Është në të mirën e nxënësve që nuk po përdorët telefoni.
Minimumi që nxënësi nuk e përdorë telefonin është 5 orë.
Sigurisht që ka edhe shumë përfitime tjera, por për këtë të flasin e te shkruajnë kompetentet. /2LONLINE/